3 persona u arrestuan, pasi akuzohen se dhunuan 3 persona të tjerë me armë zjarri dhe sende të forta. Konflikti ndodhi në rrugën 'Rinia' në Vorë, ku pas sinjalizimit nga banorët, policia ndërhyri në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Gjatë konfliktit, 28-vjeçari Lorenc Brahimi ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. 3 të arrestuarit në flagrancë akuzohen se kanë dhunuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë luftarake pistoletë, fishekë luftarak, si dhe një shufër metalike .

Në pranga përfunduan Lorenc Brahimi, 28 vjeç, i akuzuar për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Armando Elezi, 29 vjeç,  i akuzuar për “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehte me dashje”;

Gledis Shkurti., 32 vjeç, i akuzuar për “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.