Një sherr me grushte ka ndodhur mes disa 16 vjeçarëve në Tiranë.

"Më datë 16.01.2024, rreth orës 18:25, në Rrugën e Durrësit, 2 shtetas 16 vjeç, janë konfliktuar me grushte, me dy bashkëmoshatarë të tyre", njofton policia.

Palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme. Nuk dihen ende motivet e këtij sherri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.