TIRANË- Dy të plagosur, është bilanci pas një sherri mes dy të rinjve në Tiranë.
Sipas policisë në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Frederik Shiroka", janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
Komento