Sherr me rojën e shkollës, elbasanasi thyen televizorin dhe kundërshton policinë

Sherr me rojën e shkollës, elbasanasi thyen televizorin dhe kundërshton policinë

Një 40 vjeçar është arrestuar nga forcat e rendit të Elbasanit, pasi pati konflikt me rojën e shkollës dhe kundërshtoi policinë. Qytetari me inicialet E.D., pas konfliktit në shkollën 9-vjeçare, ka thyer televizorin në korridorin e shkollës.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, ai ka kundërshtuar me dhunë dhe ka fyer punonjësit e policisë, ku më pas është vënë në pranga. Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit të 40 vjeçarit me rojën.

Ai tashmë akuzohet për veprën penale”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik.”

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun