Një konflikt i çastit mes disa personave ka përfunduar me dy të plagosur në Fier.
Sipas njoftimit të bluve bëhet me dije se dy 28-vjeçar i dëmtuar në kokë, me sende të forta dhe tjetri i dëmtuar me mjet prerës kanë shkuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas hetimeve të kryera shërbimet e policisë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur si pësojë e një konflikti të çastit.
Ndërkohë në kërkim është shpallur një 36-vjeçar i cili dyshohet se ka goditur njërin prej të rinjve.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 23:00 të datës 10.05.2026, Salla e Komandimit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka marrë njoftim se kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital, shtetasi R. H., 28 vjeç, i dëmtuar në kokë, me sende të forta, dhe shtetasi D. H., 28 vjeç, i dëmtuar me mjet prerës. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur si pësojë e një konflikti të çastit.
Në vijim specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve që ka goditur këta shtetas, konkretisht K. S., 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë, Fier, shtetas me precedent penal, i cili u shpall në kërkim.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










