KUKES - Një sherr me thika mes dy adoleshentëve ka sjellë vrasjen e një 16-vjeçari në qendër të qytetit të Kukësit, mbrëmjen e të premtes.
Viktima është Arkis Metollari i cili është qëlluar disa herë me thikë nga R.M, 17-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në shëtitoren e qytetit verilindor kur dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, sipas policisë, për shkaqe banale.
Arkis Metollari ka marrë plagë të rënda në trup si pasojë e goditjeve me thikë nga 17-vjeçari. Pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, Metollari ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve në organet jetësore. Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes autorin e këtij krimi, R.M, 17-vjeç si dhe ka sekuestruar armën e ftohtë. Mbeten të paqarta motivet e konfliktit mes dy të rinjve të cilat sollën edhe këtë ngjarje tragjike për familjen Metollari në Kukës.

(Foto nga shëtitorja e qytetit të Kukësit ku ndodhi vrasja e 16-vjeçarit)
Njoftimi i policisë:
Policia kap brenda pak minutash autorin e dyshuar te nje vrasje me thike ne Kukes. Pak minuta me pare në shtetitoren e qytetit te Kukësit janë konfliktuar dy shtetas e në konflikt e sipër shtetasi R.M., 17vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.M, 16 vjeç, banues në Kukës.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku ka gjetur vdekjen. Falë veprimeve të shpejta, Policia lokale beri te mundur kapjen e autorit të dyshuar. Ai eshte shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime mëtejshme. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar thika e dyshuar si e perdorur nga autori. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Shqiptarja.com

[gallery]24632[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO