Një i ri shqiptar është plagosur rëndë, pas një sherri me thika në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Milano, pranë stacionit të vjetër të Dianos Marina, ku 22-vjeçari shqiptar B. A. ka marrë plagë të rënda në shpatullën e majtë.

Mediat italiane raportojnë se i riu është transportuar menjëherë në spital, ndërsa karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sherrit.

Nga hetimet e para dyshohet që shqiptari të ketë qenë i përfshirë në një ‘luftë’, edhe pse nuk dihen ende agresorët e sulmit. Karabinierët vijojnë punën për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes. 

d.c./shqiptarja