3 adoleshentë janë plagosur me thikë pas një konflikti të çastit në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të Durrësit mbrëmjen e djeshme.
Tre të rinjtë e plagosur me iniciale A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, të cilët kanë plagosur 3 të rinjtë pas sherrit që kanë pasur.
Komento
Barbarë bij fshatarësh barbarë!
Përgjigju