TIRANË- Një sherr mes dy personave është regjistruar në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Mësohet se një 65-vjeçar ka goditur me thikë një person të identifikuar me inicialet M. M.
Sipas policisë, sherri ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Pasi e ka goditur me thikë, 65-vjeçari i ka dëmtuar M.M., edhe makinën me mjete të forta.
Për pasojë, 65-vjeçari, R. K., është arrestuar, për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".