Një sherr me thika në Tiranë ka shkaktuar 3 persona të plagosur. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, ku tre shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta dhe sende të forta tre persona të tjerë.
Sipas burimeve të plagosur nga konflikti kanë mbetur Denis Musa, Xhuljo Musa dhe Marvano Qerimi, të cilët kanë marrë dëmtime në trup.
Ndërsa në pranga u vunë Besim Sokolaj, 44 vjeç, Shkëlqim Sokolaj 48 vjeç dhe Edmond Gosturani, 25 vjeç të tre banues në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale.
Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë) që përdorën autorët. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Bajga!
Përgjigju