Sherr me thika në Tiranë dhe Lushnje, arrestohen 2 autorët/EMRAT

Sherr me thika në Tiranë dhe Lushnje, arrestohen 2 autorët/EMRAT

Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28 vjeçar, Mikel Shaba, banues në Tiranë, ky shtetas në fshatin Marikaj/Vorë ka goditur me sende të forta shtetasin P. D, 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë Gimi Bodo, 54 vjeç, banues në Lushnje, pasi për motive të dobëta ka goditur disa herë në trup me një mjet prerës(thikë) shtetasin A.B, 37 vjeç, banues në Lushnje, me profesion berber.

Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori ka qëlluar shtetasin A.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga Nenet 79/22 e 279 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë