TIRANË- Një sherr i çastit ka përfunduar deri në përdorimin e thikave dhe me një të plagosur.
Report Tv mëson nga burime zyrtare se pas një sherri G. V., ka goditur me thikë G. B..Ky i fundit është dërguar në spital, ku nga sa mësohet ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, autori i kësaj plagosjeje është shpallur në kërkim.
"Më datë 07.09.2021, rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.