Tre nxënës të klasës së 11-të të gjimnazit në qytetin e Krumës, në Has, janë përfshirë në një sherr që ka përfunduar me lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të mësimit, jashtë ambienteve të shkollës dhe vetëm pak metra larg Komisariatit të Policisë Has.

Sipas dëshmitarëve, konflikti ka nisur mes tre gjimnazistëve dhe dyshohet se ka qenë i çastit, ndërsa ende nuk dihen arsyet që çuan në përplasjen e tyre.

Kujtojmë se edhe më herët në Krumë është regjistruar një tjetër konflikt mes dy gjimnazistëve, ku njëri prej tyre mbeti i lënduar.