Një konflikt mes pesë personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në TiranëAllias. Policia bën me dije se në konflikt u përfshinë një person me inicialet B.Gj., i cili së bashku me 3 persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.. Në largim e sipër njëri prej 3  shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.