Sherr mes adoleshentëve në Tiranë/ 15-vjeçari godet me thikë të miturin, shoku fsheh ngjarjen

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë/ 15-vjeçari godet me thikë të miturin, shoku fsheh ngjarjen

Foto ilustruese

Tiranë-Një 15-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë një 14-vjeçar në Tiranë.

Ndërkohë një16-vjeçar është vënë nën hetim pasi nuk kallëzoi krimin.

Incidenti mësohet se ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 18:00 në fshatin Laknas.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin. I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Edmond Papës dhe strehimi i atentatorit Bode, Apeli i Tiranës lë në burg Adriatik dhe Julian Kalemin

Vrasja e Edmond Papës dhe strehimi i atentatorit Bode, Apeli i Tiranës lë në burg Adriatik dhe Julian Kalemin