Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës ku protagonistë kanë qenë  3 drejtues mjetesh.

Ata janë konfliktuar jo vetëm fizikisht , por dhe janë goditur me mjetet e tyre me njëri-tjetrin për një vend parkimi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Aaraniti” në qytetin e Vlorës. Duke mos u mjaftuar me përplasjen fizike mes tyre, 3 shoferët vazhduan më tej duke u përplasur me makinat e tyre.