VLORË - Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti midis personave, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës një 30-vjeçar.
Burime nga spitali konfirmojnë se i plagosuri është Bledar Skënderaj. 30-vjeçari ndodhet aktualisht në spitalin rajonal të Vlorës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se po lufton për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Komente









U zune per votimet
PërgjigjuPervec renies se popullsise qe u pa ne keto votime edhe pak persona qe Kane mbet ne atdhe po krijojne kronike te zeze per fat te keq !
Përgjigju