Një sherr mes dy grupeve ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë. Policia ka nisur hetimin për 5 persona, të cilët kanë dhunuar me grushte 4 të tjerë.

Shkaqet e sherrit nuk dihen, por policia thotë se dhuna ka ndodhur për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M, G. R, T. Z, E. H dhe F. H, pasi në Fresk, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit D. B, D. B, F. M dhe B. M”, informoi Policia e Tiranës.