Sherr mes dy personave në Elbasan, plagoset me thikë 29-vjeçari, në kërkim autori

Sherr mes dy personave në Elbasan, plagoset me thikë 29-vjeçari, në kërkim autori

Foto Ilustruese

ELBASAN - Një sherr mes dy personave në lagjen "5 maji" në Elbasan ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ndërsa policia ka bërë me dije se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga Strukturatat e Komisariatit të Policisë Elbasan, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit. A.P, 37-vjeç është përleshur me B.S, 29-vjeç. Ky i fundit ka marrë një goditje me thikë në këmbë dhe për rrjedhojë ka mbetur i plagosur. Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:  

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale  “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal, për shtetasin:  A. P.,  37 vjeç,  banues në lagjen “5 Maji”,  Elbasan.

Ky shtetas në lagjen “5 Maji”, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerës (thikë) në këmbë shtetasin B.S., 29 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal  Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë