KUÇOVË - Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një konflikti me një person tjetër në Kuçovë.
Policia njofton se 21-vjeçari Roul Brisku banues në lagjen ’11 janari’ pas një konflikti me 34-vjeçarin me iniciale F.K. e ka goditur me thikë.
Ky i fundit u dërgua menjëherë në spitalin Rajonal të Beratit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po mer ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vrasja me dashje” e mbetur në tetativë.