DURRËS- Një gjimanzit ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri mes disa nxënësish të një gjimnazi në Durrës,
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55 në lagjen nr 11 në Durrës ku gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta 20-vjeçari Alesjo Musai ka plagosur me thikë 16-vjeçarin në ambientet e jashtme të një lokali.
Aktualisht i mituri ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, Alejso Musain.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Komento