Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Belshit, pas një sherri ku u përfshinë me njëri-tjetrin.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, kushërinj, pas një sherri për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sëpatë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur.
Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)