VAU I DEJËS- Një 53-vjeçar është vënë në pranga ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim pasi u përfshinë në një sherr me kushërinjtë e tyre për një pronë. Bëhet fjalë për Kujtim Gegajn, 54-vjeç dhe Altin Gegaj të cilët kanosën me armë 2 kushërinjtë e tyre banues në fshatin Bushat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.