TIRANË- Tre efektivë të Policisë së Tiranës janë pezulluar nga detyra nga drejtori i Policisë, Tonin Vocaj. Tre efektivët janë konfliktuar me njëri-tjetrin në mesnatë në Tiranë. Efektivët Hamit Sallaku, Mariglen Sallaku dhe Denis Sallaku, anëtarë të një familjeje, kanë qenë në gjendje të dehur dhe kanë debatuar me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl, në Tiranë, rreth orës 23:55. Ata janë shoqëruar nga policia dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur. Gjatë shoqërimit ata kanë kundërshtuar forcat ‘Shqiponja’

Hamit Sallaku ishte me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1. Mariglen Sallaku ishte me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2. Ndërsa, Denis Sallaku ishte me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.