Rigers Iljazi dhe Vladimir Laska janë dy efektivë policie në Tiranë të cilët janë referuar në prokurori për procedim për shkak se janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin, ngjarja e cili ka përfshirë edhe një qytetar të tretë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Tiranë ka referuar në Prokurori materialet për Rigers Iljazi, 33 vjeç, efektiv i FNSH, i dyshuar për ‘Kanosje”; Vladimir Laska, 44 vjeç, efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuar për ‘Kanosje” e “Dëmtime të tjera me dashje” si dhe qytetari Marjus Iljazi, 33 vjeç, i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Policia ka bërë me dije se nga hetimi ka rezultuar se ka qenë polkici Vladimir Laska, i cili ishte jashtë shërbimit, kur u konfliktua dhe përplasur fizikisht, për motive të dobëta, fillimisht me Marjus Iljazin, vëllai i policit Rigers Iljazi.
Ngjaja ka ndodhur në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”. Më pas në sherr është përfshirë dhe punonjësi Rigers Iljazi, edhe ai jashtë shërbimit. Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje forcat e policisë të cilët kanë shqoëruar kolegët e tyre si dhe 33-vjeçarin tjetër. Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të Policisë.
Polic te trashe fshatar dhe pa shkollën e duhur
PërgjigjuSi shpesh po ndodhin keto zenkat midis policëve...
Përgjigju