Sherr mes shoferëve në Gjirokastër, shkak konkurrenca: Linjat e Libohovës na marrin pasagjerët

Shoferët e kompanisë së transportit të udhëtarëve "Argjiro" në Gjirokastër janë përleshur fizikisht me shoferet e linjës së transportit të udhëtarëve të Libohovës për shkak të pasagjerëve.

Sipas tyre shoferët nga linja e Libohovës nuk kanë pasagjerë dhe ndalojnë në Gjirokastër duke ju marrë klientët e tyre.

Rusto Skendi shofer i linjës së autobusëve Tiranë-Libohovë- Tiranë është konfliktuar gjatë ditës së sotme me shoferet e linjës "Argjiro" e cila operon në po të njëjtën linjë. Sherri ka agravuar deri në përplasje fizike. Ky konflikt është prej gati 7 vitesh. Sipas shofereve të linjës Argjiro, autobusët që nisen nga Libohova nuk duhet të ndalojnë në Gjirokastër për të marrë apo lënë pasagjerë, i njëjti rregull vlen edhe për të gjitha agjencitë e tjera që operojnë. Por ky rregull thonë drejtuesit e mjeteve thyhet vetëm nga shoferët e kësaj linje.

"Ne jem ishoqëria Argjiro e Gjirokastrës, shoqëri transporti për udhëtarët. Kemi 35 vjet që operojmë me këtë linjë. tani na janë futur Dropulli dhe Libohova. Nuk punojnë nga Libohova sepse nuk kanë pasagjerë atje dhe marrin këtu te ne në mënyrë të paligjshme dhe kështu jemi futur në konflikt."

Edhe pse konfliktet kanë qenë të vazhdueshme dhe ankesat e shoferëve të shoqërisë Argjiro drejtuar institucioneve vendore e deri tek takimi me ministren e cila ju premtoi zgjidhje të menjëhershme, asgjë nuk është bërë dhe asnjë mase nuk është marrë.

Ata thonë se nëse shteti nuk ndërhyn atëherë do arrijnë në këtë pikë. Ndërkohë Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 4 shoferë nga të dy shoqëritë.

Shoferët e shoqërisë Argjiro janë ata të cilët kanë kërkuar ndihmën e medias për të marrë një zgjidhje përfundimtare dhe të shmangen konfliktet që po rrezikojnë të përshkallëzohen.

Prej gati 7 vitesh shkresat dërguar të gjitha instancave për zgjidhje të konfliktit kanë rënë në vesh të shurdhët ndërsa mes dy shoqërive ka konflikte te vazhdueshme që arrijnë deri në përplasje fizike.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/05/2024 00:53

    Dhe ketu behet fjale vetem per shofere e linja autobuzesh,prisni pak e keni per te pare cdo te ndodhe kur te gjithe te orientohen drejt turizmit e agroturizmit,sepse keshtu porosit /shoku/ Rama qe i fton te gjithe te investojne ne kete sektor.Do te perleshen e do t'i djegin njeri- tjetrit hotelet e bujtinat per te rrembyer klientelen,se te ulin cmimet,apo te bejne oferta terheqese nuk behet fjale,pasi asnje nuk ka njohuri ne marketing,apo adm-finance.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën