Një 32- vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë, pasi ka plagosur rëndë me dashje një 24-vjeçar. Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën, pasi i plagosuri punon taksist i licencuar, ndërsa autori i palicencuar.

Sherri ka ndodhur mes dy taksistëve në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës pasditen e djeshme, i plagosur ka mbetur 26-vjeçari Ismiraldo Hoxha. I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh pushimin e taksive, pranë Bulevardit në Sarandë.

‘Vihet në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.'- njofton policia.