Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Mësohet se Enea Hoxha, 20 vjeç, në bashkëpunim me Aldor Kolmarkajn kanë plagosur me thikë 23-vjeçarin Denis Spahiu.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri raportohet se ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Report Tv mëson se 20-vjeçari Enea Hoxha dhe Aldo Kolmarkajn janë arrestuar nga policia. Kujtojmë se më herët, një plagosje me thikë ka ndodhur edhe në Korçë pas sherrit mes dy të rinjve.











Komente
Komento