Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori në kërkim nga policia

Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori në kërkim nga policia

Foto ilustruese

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur këtë pasdite në Korçë. Mësohet se një 19-vjeçar është plagosur me thikë. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime bëjnë me dije se 19-vjeçari ka shkuar vetë në spital. Policia ka nisur kërkimet për të bërë të mundur kapjen e autorit me inicialet A.E.

Njoftimi i Policisë
Më datë 26.01.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK