Pak minuta para ndeshjes Skënderbeu-Kukësi në ndeshjen e sotme në Korçë ka plasur sherri mes tifozëve të dy skuadrave, të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin dhe kanë ofenduar e sharë edhe policët.

Tifozët kanë qëlluar njëri-tjetrin me gurë, ndërkohë në video duket se si policët përpiqen të kapin njërin prej tifozëve, i cili shan me fjalë të pista dhe tallet me policin që e ndjek.

Ndërkohë ndeshja po zhvillohet në stadiumin e Skëndërbeut me rezultatin 1-1 dhe pritësit duan patjetër të fitojnë 3-pikëshin përballë rivalit të tij kryesor për kreun e Kampionatit Shqiptar.

Er.K/Shqiptarja.com