Sherr mes tre personave dhe konflikte për pronën, 2 të plagosur dhe 3 të arrestuar në Dibër

Sherr mes tre personave dhe konflikte për pronën, 2 të plagosur dhe 3 të arrestuar në Dibër

DIBËR-Tre persona janë arrestuar pas dy konflikteve që janë regjistruar. Sherri i parë është regjistruar në njësinë administrative Muhurr, ku është arrestuar A.M, 33 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi  gjatë një konflikti për motive pronësie ka goditur dhe dëmtuar në pjesën e fytyrës A.M. 52 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që në një tjetër sherr janë arrestuar edhe dy persona të tjerë L.Gj. 31 vjeç dhe O.Sh. 37 vjeç pasi kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të  trupit, M.(S).D. 35 vjeç, banues në Dibër, i cili ndodhet në  spitalin Rajonal Dibër, jashtë rrezikut për jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja