Sherr midis të rinjve në Tiranë? Policia sqaron ngjarjen: Janë proceduar dhe ndjekur penalisht

Dy ditë më parë në mediet sociale qarkulloi një video për një sherr të ndodhur në Tiranë, ku protagonistë ishin dy repera shumë të njohur dhe të ndjekur.

Në një deklaratë zyrtare policia njofton se sherri ka ndodhur rreth 5 muaj më parë, dhe të rinjtë janë identifikuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia njofton se 'në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale më datë 09. 02.2021, për një konflikt midis dy shtetasve, pas verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 4 ka rezultuar se këta shtetas nuk janë konfliktuar me njëri-tjetrin më datë 09.02.2021.

Në vijim të veprimeve ka rezultuar se videoja e publikuar i përket datës 13.10.2020 dhe se pjesëmarrës në konflikt kanë qenë shtetasit D. S., M. P. dhe M. D., të cilët janë identifikuar nga pamjet filmike dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.'

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mollë, kastraveca dhe vezë! 'Arsenali' i militantëve të Rithemelimit në protestën para bashkisë Tiranë

Mollë, kastraveca dhe vezë! 'Arsenali' i militantëve të Rithemelimit në protestën para bashkisë Tiranë