Sherr në basketboll femrash,
arrestohet babai i lojtares

Sherr në basketboll femrash,<br />arrestohet babai i lojtares<br>
Pas një sherri të ndodhur mes lojtareve të ekipit të basketbollit “Përmeti” dhe “Flamurtari” ditën e djeshme, policia ka arrestuar shtetasin Adrian Çobo, 46-vjeç, banues në Përmet.

I arrestuari është babai i njërës prej basketbollisteve të ekipit të Përmetit. Arrestimi flagrant u bë pasi Çobo kundërshtoi forcat e policisë pas ndeshjessë basketbollit për femra mes ekipeve “Përmeti” e “Flamurtari”, hyri në korridor dhe goditi e lëndoi 2 nga lojtarët e “Flamurtarit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”



Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin Ardian Çobo, 46 vjeç, banues në Përmet.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 15:00 të datës 04.03.2018, ne Përmet, pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit për femra mes ekipeve “Përmeti” e “Flamurtari”, disa nga lojtaret e të dy ekipeve kanë debatuar në korridorin e dhomave të zhveshjes.

Shtetasi i arrestuar, babai i njerës prej basketbollisteve të ekipit të Përmetit duke kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë ka hyre në korridor dhe ka goditur e lenduar 2 nga lojtaret e “Flamurtarit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron