Një konflikt ka ndodhur ditën e djeshme në Qytetin e Studentit në Tiranë ku dy vajza janë konfliktuar me njëra tjetrën.

21 vjeçarja me iniciale N.Q, banuese në Tiranë ka dëmtuar shoqen e dhomës duke e plagosur me thikë E.H 21 vjeçe po banuese në Tiranë. 

Policia ka qenë në vendngjarje dhe ka shoqëruar N.Q, ndërsa bashkëmoshataren e saj e dërguan në spital.

E.H është jashtë rrezikut për jetën dhe pas mjekimeve është rikthyer në shtëpinë e saj.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com