Sherr në Kavajë, eksponenti i LSI
godet të PS, rinis sërish numërimi

Sherr në Kavajë, eksponenti i LSI<br />godet të PS, rinis sërish numërimi
KAVAJE-Rreth orës 18:00 në KZAZ nr. 42 gjakrat janë nxehur duke sjellë një përplasje mes vëzhguesve të PS dhe të LSI.
 
N/ kryetari i bashkisë së Kavajës, Parid Xhihani nga radhët e PS është goditur nga Gerti Ismaili nga LSI.
 
Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të KZAZ nr. 42 në qytetin e Kavajës, ndërsa më pas u zhvendos jashtë dhe u përfshinë edhe komisionerë, numërues dhe vëzhgues të tjerë të KZAZ.
 
Shkak për sherrin nga të dhënat e para mësohet se është bërë fikja e një kompjuteri që hidheshin të dhënat e votimeve.
 
Si pasojë e incidentit që ka ndodhur është ndërprerë edhe procesi i numërimit të votave për mbi një orë, nga 18:00 deri në 19:10 për t’iu rikthyer më pas normalitetit.
 
Policia ka reaguar menjëherë për të qetësuar situatën dhe sqaruar incidentin.
sherr kavaje
Foto nga momenti i perplasjes ne Kavaje

Deklarata e policisë Kavajë
Më datë 26.06.2017, rreth orës 18:00, në ambientet e jashtme të V.N.V., nr 42, ka patur një konflikt midis vëzhguesve.
 
Forcat e Poilcis kanë ndërhyrë për normalizimin e situatës
 
Si pasojë e këtij konflikti nuk raportohen të dëmtuar në njerëz


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore