VLORE-Një person është qëlluar me thikë në një lokal pas një sherri në lagjen 'Bashkimi' në qytetin bregdetar rreth orës 10:30. Report Tv mëson se sherri ka ndodhur mes dy të moshuarve 65 dhe 77-vjeç. Konflikti mes dy të moshuarve për një pronë në fshatin Oshtimë ka qenë i vjeter dhe sot debatet kanë agravuar deri në përdorimin e thikës.

I plagosuri me inicialet M.M. 77-vjeç është transportuar në spital pasi ka plagë në trup nga goditjet me thikë nga 65-vjeçari, i cilië shtë shpallur në kërkim. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke shoqëruar dy persona deri tani. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes dhe rrethimin me shirit të perimetrit ku ndodhi ngjarja.

Pamje nga vendi i ngjarjes