Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur në fshatin Reç, Malësi e Madhe që ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta.
Një 52-vjeçar i identifikuar si P.Z., është arrestuar pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur "Badra e Mehajve", pas një konflikti të çastit, ka goditur me send të fortë (lopatë) në kokë, dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, 56-vjeçarit A. K., banues në Koplik.
56-vjeçari merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.