Një sherr mes të rinjve ka përfunduar me plagosjen e disa prej tyre në një lokal në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në një lokal në bulevardin “Aqif Pasha”, ku në sherr janë përfshirë disa persona, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me shishe, gota apo objekte të tjera që u gjendën në tavolinën ku ishin ulur.
Sipas burimeve ka mbetur i plagosur vetëm një person, ndërsa ende nuk ka një informacion nga ana e policisë. Menjëherë pas ngjarjes, qyteti i Elbasanit është “blinduar” me forca policore dhe janë shoqëruar disa persona dhe po punojë për zbardhjen e plotë të motive të sherrit.
Në lokalin ku ndodhi sherri, ka pasur një shpërthim eksplozivi më herët.
ja pra o njerez keshtu nisin dhe vrasjet.mbas shisheve e gotave kokes do kerrcasi kallashi e fajin pastaj e ka policija qe nuk ka siguri jete
Përgjigju