Një sherr me thikë ka ndodhur në një lokal në qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e djeshme. Gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve. Si pasojë ka mbetur i plagosur 20 vjeçari Emanuel Gjergjndreaj. Autori i ngjarjes është 24 vjeçari me iniciale K. H., i cili është vënë në pranga nga policia.

Konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku 24 vjeçari pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me mjet prerës (thikë) 20 vjeçarin Emanuel Gjergjndreaj, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".