PESHKOPI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në lagjen Kamen të Peshkopisë ku pas përfshirjes në një konflikt dy persona me iniciale D.S., dhe S.S., kanë goditur me sende të forta punonjësin e policisë, Medi Krosi, me detyrë Specialist Zone i cili në atë moment ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.  

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, ku punonjësi i policisë pasi u godit me sende të forta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 2 autorëve. Burimet bëjnë me dije se dy autorët janë fqinj me efektivin dhe mes tyre ka pasur një konflikt personal. 

Ende nuk dihet identiteti i autorëve ndërsa mësohet se ky i fundit ndodhet në rrezik për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.