Sherr në PS-në e Shkodrës
kreut të OSHEE i drejtojnë armën

Sherr në PS-në e Shkodrës<br />kreut të OSHEE i drejtojnë armën
Ishte parashikuar që të inagurohej mbremjen e së martes por situata ka precipituar në dhunë fizike dhe deri në nxjerrjen e armëve nga brezi. Situata e paprecedentë ka ndodhur në selinë e re të partisë socialiste të Shkodres pranë poliklinikës.

Çdo gjë ka ndodhur ndërsa po zhvillohej një mbledhje ku i pranishëm ka qënë edhe koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë si dhe drejtuesit e kesaj force politike.

Në fund të mbledhjes një nga anëtarët e kryesisë ka thirrur drejtorin e OSHEE- së për veriun e vendit, Ersi Sulejmani, dhe pasi kanë debatuar për disa sekonda e ka qëlluar disa herë në kokë.

Ersi Sulejmani
(Kreu i OSHEE për veriun e vendit, Ersi Sulejmani)

Përballë kësaj situate ka tentuar të ndërhyjë një tjetër anëtar por edhe ky i fundit është qëlluar disa herë ndërsa situata ka preciputuar kur njëri nga të pranishmit ka nxjerrë pistoletën nga brezi.

Në këtë moment antarët e kryesise kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë e cila ka ndërhyrë menjëherë, duke shmangur çdo lloj ngjarje të parecedentë që mund të krijohej.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë deri në këto momente nuk ka asnjë përson të shoqëruar ndërsa 3 persona kanë marrë plagë në kokë përfshi këtu edhe drejtorin e OSHEE- së Sulejmanin.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se shkak i kësaj ngjarjeje janë bërë pikërisht pakenaqësit e akomuluara nga përfaqësuesit e socialistëve në Shkodër pasi prej muajsh në postet drejtuese të drejtorive kryesore ne Shkoder janë të emëruar njerëz nga Tirana.

Kjo ka bërë që pakenaqësitë të vijnë në rritje duke precipituar deri në përleshje fizike. 

Përplasja në prani të Ditmir Bushatit
Çdo gjë ka ndodhur ndërsa po zhvillohej një mbledhje ku i pranishëm ka qënë edhe koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati.

Bushati ishte i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë si dhe drejtuesit e kesaj force politike.

Reagimi i PS Dega Shkodër: Lajmi i pavërtetë
Partia Socialiste Dega Shkoder, sqaron se lajmi i qarkulluar ne mediat lokale per gjoja nje konflikt fizik te ndodhur ne ambientet e Selise se PS Shkoder eshte teresisht i pa vertetë

Gjate dites se sotme në seline e PS jane eshte zhvilluar disa takime, por te gjitha aludimet e tjera jane thjesht spekulime.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët