Një konflikt në Lagjen nr. 1 në Sarandë ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari. Sipas informacioneve paraprake, gjatë sherrit të ndodhur paraditen e sotme është përdorur thikë, ndërsa i lënduar ka mbetur Olsi Muçodemi.
Burime spitalore bëjnë me dije se 42-vjeçari ka marrë një plagë me thikë në gjoks, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar autorin Ylber Hamzaj teksa vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










