Tema në lidhje me Rusinë dhe ndërhyrjet e saj në Ukrainë ka shkaktuar një tjetër konflikt të madh gjatë një transmetimi live. Mediat lokale shkruajnë se deputeti ukrainas Igor Mosiyçuk është konfliktuar gjatë një transmetimi live në Tv News One me analistin dhe ekspertin e shkencave politike, Aleksandr Semçenko.

Mosiyçuk akuzoi analistin Semçenko se paguhet nga lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov për të bërë propagandë për Rusinë. E ndërsa analisti reagoi duke e quajtur deputetin të sëmurë mendor, dhe rrjedhimisht erdhi konflikti.

Deputeti ukrainas tregoi më pas disa të dhëna dhe kërkoi që Semçenko të largohet nga studio, dhe ashtu u ndodhi. Por para se të largohej lëshoi disa akuza ndaj Mosiyçuk, i cili e ndoqi dhe e goditi nga pas. Sherret në Rusi në televizione janë të shumtë.