Sherr në urban në Tiranë, të rinjtë bëjnë faturinon për spital dhe kundërshtojnë policinë

Sherr në urban në Tiranë, të rinjtë bëjnë faturinon për spital dhe kundërshtojnë policinë

TIRANË-Dy persona janë arrestuar në kryeqytet, pasi dhunuan faturinon e linjës së autobusit Kinostudio- Kombinat dhe kundërshtuan punonjësit e policisë.

Mbrëmjen e djeshme, në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës-Kinostudio- Kombinat dy personat me inicialet A.T. dhe F.K. pas një konflikti të çastit kanë dhunuar faturinon e linjës së autobusit. Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore  që ishin me shërbim në afërsi të spitalit "Nënë Tereza", ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre. 

Punonjësit e Policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin. Dy të rinjtë A.T. 24 vjeç dhe F. K. 20 vjeç, banues në Tiranë, kundërshtuan  me dhunë edhe punonjësit e policisë, por u prangosën. 

Ata akuzohen për "Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditja për shkak të detyrës". Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 07/07/2019 22:31

    Do shkojne dhe do marrin nje denim me burg.

    Përgjigju
  • asl: 07/07/2019 11:45

    Kafsha eshte mesuar vetem ne kafaz.

    Përgjigju
    • Tuçi: 07/07/2019 21:16

      Kur lëshohet në natyrë sulmon njeriun.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja