Sherr në zonën e ish-Bllokut, 39 vjeçari goditet me qytën e pistoletës! Autori në kërkim

Sherr në zonën e ish-Bllokut, 39 vjeçari goditet me qytën e pistoletës! Autori në kërkim

Foto ilustruese

Një sherr ka ndodhur pak më parë në zonën e ish-Bllokut, ku një 39 vjeçar është goditur me qytën e pistoletës. Nuk dihet se si ka nisur sherri mes dy personave por burime nga policia bëjnë me dije se 39 vjeçari nuk ka marrë lëndime. Ka qenë vetë 39 vjeçari ai që e ka kallëzuar në polici sherrin, duke thënë se dikush e ka goditur.

Autori i cili është ende i paidentifikuar, pasi e ka goditur me qytën e pistoletës 39 vjeçarin është larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

"Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim  kapjen e autorit", thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit