Një i ri ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një sherri për një vajzë shqiptare mes dy të rinjve.

20 vjeçari ka ndërhyrë për zgjidhur sherrin por ka përfunduar vet viktimë e përplasjes mes të rinjve.

Sipas mediave greke Antoniu Karouta, viktimë e sulmit ndërhyri në momentin që po ziheshin një 23-vjeçar dhe një 27 vjeçar, ndërsa babai i njërit prej tyre 56 vjeçari Ilia Skourochori e qëlloi atë me shotgan.

56-vjeçari është shprehur në polici se nuk donte të vriste të riun por thjesht t’i trembte ata për të ndaluar sherrin. 

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com