Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi ka kanosur me armë gjahu vëllanë e tij. Në pranga ka rënë shtetasi Sterio Jarua, banues në fshatin Boçovë, Fier, i cili nuk ka kursyer as gjakun e tij.
/Shqiptarja.com
Sipas uniformave blu, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Boçovë, për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu ( të cilën e mbante pa leje), vëllanë e tij, shtetasin H. J., 69 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 280 të Kodit Penal.
d.c./shqiptarja.com



