Sherr pas seancës në ambientet e gjykatës në Elbasan, disa të arrestuar

Sherr pas seancës në ambientet e gjykatës në Elbasan, disa të arrestuar

Policia e Elbasanit ka arrestuar disa shtetas të moshës, 46, 64, 47 vjeç dhe një 43-vjeçare, pasi janë përfshirë në një sherr.

Sipas policisë, ka nisur procedimi penal edhe për dy shtetas të tjerë një 56-vjeçar dhe një shtetase 56-vjeçare, pasi pas një seance gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit, me palë një çift bashkëshortësh të moshës 56 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht, shtetasin B. K., si edhe gjatë shoqërimi për në ambientet e Policisë, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

'Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasit D. M., 46 vjeç, E. M., 64 vjeç, G. M., 47 dhe F. K., 43 vjeçe, si edhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. M., 56 vjeç dhe A. M., 56 vjeçe, pasi pas një seance Gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, me palë shtetasit B. K. dhe F. K. (bashkëshortë), këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin B. K., si edhe gjatë shoqerimi për në ambientet e Policisë, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.'- njofton policia.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën