Tryeza e Partisë Demokratike me partitë opozitare dhe shoqërinë civile duket se e ka përçarë më tej opozitën. Alfred Lela, drejtor i komunikimit dhe zyrës së shtypit në Partinë Demokratike, ka sulmuar dhe ironizuar përmes një editoriali panelistët në tryezë që kritikuan opozitën nën drejtimin e Sali Berishës.
“Thënë shkoqur: kanë gojë dhe gjuhë, kanë faqe në rrjete, podcaste nëpër dhoma gjumi, japin mësim në semiuniveristetet e Tiranës apo rretheve, por nuk janë intelektualë. Pra, nuk krijojnë. Përsërisin të njëjtat klishe, të njëjtat imazhe, të njëjtën butafori të mendjes dhe veprimit. Kur e shohin se nuk ngjisin në mainstream, hidhen në tregjet e konspiracionit. Qëllimi është një: të futen në qendër përmes ekstremeve, pra jo përmes krijimit, por habishkaktimit“, shkruan Lela.
Pas editorialit të Lelës, ka reaguar ashpër analisti Shpend Gashi, drejtues i emisionit “Oponencë”, i cili mori pjesë në tryezën e PD-së (Berishës). Qëndrimin kritik dhe ironizues të Lelës për disa të ftuar në takimin e Berishës, Gashi e ka kosideruar si një sulm ndaj tij.
“Një person-diarre, lëtyrë e neveritshme, arsyeja që marketingu (P.R) është përtokë e që ka funksion mediatik në PD, ishte munduar të më sulmonte përmes një shkrimi! Shkrim i dobët, njëjtë si përmbajtja e tij, i cekët, malinj dhe i paburrë, me shumë mundësi i shkruar me Chat Gpt, sikurse edhe libri i tij i vetëm. Nuk mund ta bënte ndryshe, pasi një herë e një kohë ky “zonjusha velvet” që u bë burrë kur hoqi pantallonat, ishte tmerri i redaktorëve, ngaqë u duhej të ribënin shkrimin, aq idiot dhe i paaftë siç ishte dhe është. Në privat, ia kam çuar mesazhin te vrima që e meriton! Në publik, po e përmbaj veten se ma kanë kërkuar shumë miq, por i them që: Ti dhe ata/ato të tjerë që pengojnë, zhurmojnë, largojnë opozitarët e vërtetë, ju vjen dita dhe nata bashkë… Intelektualizmin tim e tregojnë njerëzit që më vijnë në podcast, shkencëtarë, pedagogë 40 vite, autorë dhe audienca e mrekullueshme, kurse këtij prezervativit shumëpërdorimshëm, në botimin e vëllimit poetik alla BALLERINA i erdhën vetëm përfaqësuesit e Departamenteve të PD-së! Shnet, vemje! Do përballemi së shpejti! Gjenetikisht superior o idiot! Fiksoje këtë! Tung!“, shkruan Gashi.
Komente










