Një 43-vjeçare nga fshati Zhulat i Gjirokastrës është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga një bashkëfashtar i saj, pas një konflikti banal.

Burime bëjnë me dije se Aleksandra Pula është goditur me dru nga 57-vjeçari Sefer Dina dhe ka humbur ndjenjat.

Zanafilla e konfliktit shënohet kur bagëtitë e Dinës hynë në kullotën që është në pronësi të familjes së Pulës dhe kjo e fundit i ka kërkuar 57-vjeçari që ti largojë ato. Por, një konflikt verbal ka lindur më pas mes tyre dhe Dina e ka goditur gruan me dru në pjesë të ndryshme të trupit duke e lënë pa ndjenja.

Më pas, ajo u transportua në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, 57-vjeçari u shoqërua në polici, ku u mbajt për rreth një orë e më pas u lirua.

Enton Pula, bashkëshorti i të dhunuarës shprehet se lirimi i agresorit të gruas së tij nga policia është skandal dhe në mungese të vendosjes së drejtesisë do të bëjë vetëgjyqesi. Ai pretendon se lirimi i Dinës nga policia, ka ardhur, pasi djali i agresorit eshte kryetar i Lsi-së për zonën.

dhuna gjirokaster
43-vjeçarja e dhunuar Aleksandra Pula

dhuna gjirokaster
Plagët e marra nga goditjet e 57-vjeçarit Sefer Dina


dhuna gjirokaster
Enton Pula, bashkëshorti i gruas së dhunuar Aleksandra Pula

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)